Flash News

KRYESORE

Kush e 'zhduku' kanabisin nga Shqipëria? Edhe ambasadorja Vlahutin kërkon merita

Kush e 'zhduku' kanabisin nga Shqipëria? Edhe ambasadorja

Rritja e sipërfaqes së kultivimit të kanabisit në Shqipëri dy vite më parë u kthye në një problem real. Fillimisht, denoncimet që vinin nga opozita, u anashkaluan nga ana e mazhorancës por edhe diplomatët e huaj e anashkaluan këtë çështje. Por kur provat nisën të shfaqeshin gjithmonë e më shpesh, mazhoranca dhe ndërkombëtarët nisën ti kthenin sytë nga ky problem.

Sot, kur të dhënat flasin për një ulje të ndjeshme të kultivimit të kanabisit ka sërish një problem, kush e ka meritën për këtë?

Kryeministri Rama ka deklaruar disa herë se në saj të punës së polcisië dhe ministrit të tij të ri sot sipërfaqja e kultivimit me kanabis në Shqiëpri është ulur.

Por duket se edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin kërkon të marr meritat e saj. “Po sjell si shembull problemin e kanabisit: të gjitha të dhënat tregojnë se kultivimi i kanabisit ka qenë për dekada të tëra një problem në Shqipëri. Ne i vumë në dukje qeverisë nevojën për një plan të menjëhershëm, vendimtar dhe të qëndrueshëm për çrrënjosjen e plotë të kanabisit, një herë e përgjithmonë. Ministritë përkatëse, të ndihmuara nga ekspertë ndërkombëtarë, hartuan një strategji që u zbatua që në fillim të vitit  2017. Dhe ja ku janë rezultatet: në vitin 2017 ka një rënie dramatike të numrit të plantacioneve të kanabisit dhe ne po  presim të shohim, këtë pranverë, paketën tjetër të të dhënave nga fluturimet  mbikqyrëse, (të kryera nga Guardia di Finanza)”, shprehet ambasadorja në një intervistë për Deutsche Welle.

 

Të fundit