Flash News

KRYESORE

Kush është 20-vjeçari nga Durrësi që u aksidentua për vdekje dje në Itali

Guiseppe Troisi dhe Juendi Xhani janë dy të rinjtë të cilët u aksidentuan për vdekje në orët e vona të pasdites në Pesaro të Italisë. 20-vjeçari shqiptar Juend Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.

Dy të rinjtë udhëtonin me një Audi A4 kur u përplasën me një makinë Hyunday. Mediat italiane shkruajnë se makina ku ndodheshin dy viktimat sëbashku me dy vajza të moshës 22 dhe 19 vjeç, të cilat mbetën të plagosura rëndë, doli jashtë kontrollit.

Automjeti ra mbi makinën e 71-vjeçarit, i cili kishte pasagjerë 2 fëmijë binjakë të moshës 8-vjeç, u përplas, por nuk ndaloi. Më pas u rrotullua dhe përfundoi disa metra tutje, përpara se të ndalonte, duke u shkatërruar thuajse tërësisht.

Dy të rinjtë humbën jetën në vend, ndërsa dy vajzat që udhëtonin me ta janë në gjendje të rëndë.

[caption id="attachment_254317" align="alignnone" width="873"] Viktimat: Giuseppe Troisi dhe Juendi Xhani[/caption]

Të fundit