Flash News

KRYESORE

Kush është 50-vjeçari i dënuar me 32 vite burg që ju sekuestrua 1 milion euro pasuri, foto të bizneseve

Policia njoftoi sot se në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ u sekuestrua pasuria e shtetasit Vangjel Ziaj, 50 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro ndërsa ato përfshinë kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier, një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit" si dhe një automjet i markës "Benz".

 

Të fundit