Flash News

KRYESORE

Kush është Besnik Imeraj, gjykatësi i dorëhequr sot nga ‘Kushtetuesja’; votoi për shfuqizimin e ‘vetting’-ut dhe pati në dorë çështjet e Metës dhe Bashës

Besnik Imeraj është gjyqtari i dorëhequr sot nga detyra në Gjykatën Kushtetuese, duke e lënë këtë gjykatë me 7 anëtarë nga 9 që duhet të ketë. Sokol Berberi është dorëhequr kohë më parë.

Imeraj është një gjykatës që ka patur në dorë çështje të bujshme të politikës shqiptare, siç është rasti i çështjes së Lulzim Bashës, sot kryetar i opozitës, kur ai akuzohej për tenderin e rrugës Durrës-Kukës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e trupit gjykues edhe në çështjen e Ilir Metës, sot president i republikës, i akuzuar për video-skandalin me ish-ministrin Dritan Prifti. Çështja e parë u pushua, tek e dyta i akuzuari u shpall i pafajshëm.

Por Besnik Imeraj ishte gjithashtu njëri prej gjykatësve që votoi pro shfuqizimit të ligjit të vetting-ut, ndërkohë që Komisioni i Venecias kishte dhënë miratimin.

Ai ishte zgjedhur së fundmi pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucion i ri i krijuar si rezultat i reformës në drejtësi.

I emëruar në Gjykatën Kushtetuese nga ish-presidenti Bujar Nishani, Imeraj njoftoi sot se është dorëhequr për arsye personale dhe shëndetësore.

Të fundit