Flash News

KRYESORE

Kush është biznesmeni nga Fieri, i shumëkërkuar si pronar i laboratorit të drogës, 7 vjet më parë u arrestua me shefin e policisë

Kush është biznesmeni nga Fieri, i shumëkërkuar si pronar i

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim biznesmenin Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos.

Ai dyshohet se është pronar i një laboratori droge në ndërtim, i zbuluar së fundmi nga policia në Mbrostar.

Çilotaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2001, administratori i shoqërisë “Lladi 2008” Vladimir Çilotaj, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Fierit në vitin 2011, bashkë me shefin e postës së policisë Patos, Gerjan Kondi.

Prangosja e shefit të policisë dhe e administratorit u bë pas hetimeve disa mujore për një sërë akuazash që nga vjedhje duke shpërdoruar detyrën, vjedhje në bashkëpunim me shumë se njëherë me pasoja të rënda, pastrim i produkteve të veprës penale dhe përvetësim i mallrave të vjedhura.

Sipas këtij njoftimi, të arrestuarit u akuzuan se realizonin vjedhje të karburanteve të llojit nafte bruto nën pronësi të “Albpetrol”, në Fier.

Njoftimi i policisë sot

Policia zbulon një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.

Në këtë operacion u sekuestrua edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Laboratori u zbulua në fshatin Mbrostar në Fier, në tokat në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorë nga 250 KF.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.

Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.

Të fundit