Flash News

KRYESORE

Kush është 'bosi' 83-vjeçar me të bijën, që iu sekuestruan 5.2 mln euro dhe 10 apartamente

Kush është 'bosi' 83-vjeçar me të bijën,

Policia e Lezhës ka sekuestruar rreth 5.2 milionë euro në llogari bankare dhe 10 apartamente në Lezhë e Tiranë, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Mësohet se pasuritë kanë qenë në pronësi të 83-vjeçarit Pjetër Voci dhe 50-vjeçares Shqipe Palaj. Nuk dihet ende se si ka mundur ta vërë pasurinë marramendëse i moshuari dhe 50 vjeçarja, mbi ta rëndon akuza e pastrimit të parave.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 57 viti 2019, për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose verprimtarisë kriminale”.

Të fundit