Flash News

KRYESORE

Kush është Drejtori i Mjedisit që përplasi i dehur 11 makina

Kush është Drejtori i Mjedisit që përplasi i dehur 11 makina

Policia e Vlorës ka ndaluar drejtorin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit Kreshnik Lilaj pasi përplasi në gjendje të dehur 11 makina të parkuara.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Transballkanike, pasi ishte me shpejtësi të lartë. Nga matja e nivelit të alkoolit, Lilaj iu gjetën trefishi i sasisë së lejuar në gjak.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: K.L., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij. Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se shtetasi K.L., drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, raporton Policia.

Të fundit