Flash News

KRYESORE

Kush është Flamur Haka, ‘koka’ e bandës së Niklës i dënuar me 16 vjet burg për 7 grabitje e pengmarrje

Kush është Flamur Haka, ‘koka’ e bandës së

Mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n kanë kryer një operacion blic në Krujë që në orët e para të mëngjesit.

Gjatë operacionit, janë kryer kontrolle të befta në banesat e anëtarëve të bandës së Niklës, një nga bandat më të rrezikshme që prej 1998-ës, ndërsa mësohet se është shoqëruar Flamur Haka, i njohur si Tuku, si dhe anëtarë të tjerë të këtij fisi.

Flamur Haka nuk është një emër aspak i panjohur për autoritetet e drejtësisë.  Kujtojmë, se ai njihet si ‘koka’ e bandës së Niklës, e cila në vitin 2008 u dënua me 86 vjet burg për 7 grabitje me dhunë, atentat dhe rrëmbim personi.

Vetë Flamur Haka u dënua me 16 vjet burg, ndërsa sot u kap i lirë në vilën e tij në fshatin Nikël në Krujë. Rrethanat se si është lënë i lirë pavarësisht dënimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda nuk janë të qarta.

Flamur Haka bashkë me Petrit Lleshin akuzohen se kanë kryer veprat penale të "vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë" ndaj Bledar Ullirit, "rrëmbim personi me qëllim përfitimin" ndaj shtetasit Kujtim Shtufi, "vjedhjen me dhunë" ndaj dy kambistëve Avni dhe Ramiz Gjuta si dhe akuzën e "armëmbajtjes pa leje".

Të fundit