Flash News

KRYESORE

Kush është i forti i Shkodrës, i përfshirë në vrasje në vitin 2001

Kush është i forti i Shkodrës, i përfshirë në

Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një atentat me armë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur disa minuta më parë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Ilmir Hajdari.

Ndërkohë nga të dhënat paraprake mësohet se drejt 42-vjeçarit është qëlluar nga një makinë, ndërkohë që shtetasi i plagosur ka marrë disa plumba në gjoks.

Raportohet se policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që autorët pasi kanë kryer atentatin janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen ‘Perash’, ndërsa Hajdari njihet si person  me precedentë kriminalë.

Policia sqaron se:”Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën”.

Ndërkohë  “Panorma” shkruan se Hajdari është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit në 21 tetor të vitit 2001, ku Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe një person tjetër ekzekutuan Indrit Bajrin me automatike. Vete Shegaj u ekzekutua me snajper ne vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit.

Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus).

Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit vë re të pandehurin. Menjëherë ata reagojnë ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Të fundit