Flash News

KRYESORE

Ivan Balliu i vetmi që s’këndoi Himnin Kombëtar në përballjen me Spanjën (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare është përballur sot me Spanjën në stadiumin “Alicante”. Mirëpo, ajo që është vënë re gjatë këndimit të Himnit Kombëtar shqiptar nga skuadra jonë, është heshtja e futbollistit Ivan Balliu. Të gjithë futbollistët me dorë në zemër kanë kënduar himnin, por i vetmi që s’reagoi ishte Balliu.

Ivan Balliu i lindur në vitin 1992, është futbollist me baba shqiptar, nënë spanjolle, por që luan me skuadrën franceze.  Kujtojmë që Balliu është rritur jashtë Shqipërisë dhe nuk flet mirë shqip. Ndoshta kjo është arsyeja se përse ai nuk këndoi himnin kombëtar shqiptar, shkruan Politiko.al.

Ndonëse entuziazmi dhe besimi në fitore i tifozëve shqiptarë qe i madh, spanjollët shënuan 3 gola në portën shqiptare.

 

Të fundit