Flash News

KRYESORE

Kush është Gina Haspel, gruaja e parë në SHBA që ndryshon sot historinë e CIA-s, e “pasionuar” për torturat

Kush është Gina Haspel, gruaja e parë në SHBA që

Gina Haspel është një oficere amerikane e shërbimit të inteligjencës. Ajo u bashkua me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës më 1985. Në shkurt të 2017 ajo u emërua nga Presidenti Donald Trump si zëvendës drejtoreshë e CIA-s, duke shënuar kështu zyrtaren e dytë femër me një post të rëndësishëm në CIA, pas Avril Haines e emëruar në 2013-ën nga Barack Obama, ndërsa ditën e sotme Trump e emëron në krye të CIA-s, pas shkakrimit të Mike Pompeo.

Haspel ishte agjentja e parë që drejtoi shërbimin klandestin të CIA-s, që mbulon agjentët amerikanë në mbarë botën. Ajo ka mbajtur shumë pozicione drejtuese dhe ka shërbyer si shefe e stacioneve të CIA-së në shumë vende.

Emri i saj është i lidhur me programin e marrjes në pyetje nga CIA, duke u përmendur në mënyrë të përsëritur në raportin prej 6 mijë faqesh të Komitetit të Inteligjencës së Senatit, ku detajohet se Agjencia përdori teknika që gjerësisht konsiderohen si tortura.

Gjithashtu, emri i saj është i lidhur me shkatërrimin në vitin 2005 të videove të regjistruara gjatë seancave të marrjes në pyetje. Ky ishte një incident i rëndë, që solli një hetim kriminal, por nuk rezultoi me akuza.

Të fundit