Flash News

KRYESORE

Kush është grekja që bleu “Abc News”, kompania u themelua në korrik me kapital 100 lekë

Janë shtuar me shume misteret per pronaren e re të Abc News, shtetases greke Efthymia Gkouma, e cila bleu televizionin informativ për 600 mijë euro.

Kompania e saj, A.B.C. Managment është regjistruar në QKB me 11 korrik 2019, me kapital vetem 100 lekë të reja, në formën e nje shpk-je.

Po ashtu, ajo ka të njëjtën adresë me kompaninë Abc News Sh.a të cilën e bleu me 30 gusht 2018, duke rritur dyshimet se pas saj mund te qëndroje ndonjë tjetër person, ku më i përfoluri është një spital i njohur privat në kryeqytet.

Për shtetasen greke, nuk ka thuajse asnjë informacion. Është publik vetëm numri i mjetit të identifikimit, kjo përmes Statutit të kompanisë A.B.C. Managment që është në QKB. Sipas këtij dokumenti, zonja është nga Selaniku i Greqisë, e datëlindjes 1969, pra 50 vjeçe.

Pronari i ri është po ashtu i detyruar të paguajë edhe rreth 1.4 milionë euro borxhe, të bartura ndaj të tretëve nga Frangaj. Abc News zotëron 2.9% të tregut, ndërsa gjatë vitit 2018-ës shënoi një rënie në masën 30% të të ardhurave.

Të fundit