Flash News

KRYESORE

Kush është ‘i forti’ që u arrestua në ‘Rrugën Sami Frashri’, miku i ngushtë i Shullazit

Kush është ‘i forti’ që u arrestua në

Policia njoftoi se ka vënë në pranga një person në Tiranë, ndërsa ishte shpallur në kërkim dhe njihej si person me precedentë të theksuar kriminalë.

Bëhet fjalë për Klajdi Gjeçin, 33 vjeç nga Tirana, një emër aspak i panjohur për policinë ndër vite.

Gjeçi njihet si një nga miqtë e ngushtë të Emiljano Shullazit, kreut të grupit “Shullazi”.

Në 8 Dhjetor 2011 Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça . Policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

Ndërsa në vitin 2015, Klajdi u arrestua për plagosje të rëndë me dashje. Ai u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj tij.

Ai u arrestua në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e biznesmenit Ndue Rajta, pronarit të një pike intertesh në kryeqytet.

Të fundit