Flash News

KRYESORE

“Kush është i radhës”, Bardhi publikon videon e Ramës: Mezi pres ligjin, ta shohim kush janë këta kriminelët

“Kush është i radhës”, Bardhi publikon videon e

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, para miratimit të ligjit për dekriminalizimin, ku thotë: “Mezi e pres ligjin. Ligji që ata preferuan ta quajnë i dekriminalizimit, kam pritur që të hyjë sa më shpejt në fuqi dhe të shikojmë se kush janë këta kriminelët e shumëpërfolur”.

Ndërsa PD ka denoncuar deri tani pesë kryebashkiakë socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Bardhi deklaron se Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

“5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin. Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës”, shkruan zyrtari i PD.

Të fundit