Flash News

KRYESORE

Kush është i riu që u gjet i vdekur sot në kanal, ishte dënuar katër vjet më parë

Kush është i riu që u gjet i vdekur sot në kanal, ishte

Një i ri sot u gjet i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit.

Pas verifikimit, rezultoi se viktima është Florian Selimi 23 vjeç.

Ndërkohë, mësohet se i riu ka qenë i dënuar më parë për vjedhjen e një automjeti në janar të 2015-ës dhe më pas e kishte djegur.

Në atë kohë 19 vjeç, Selimi kishte vjedhur mjetin fugon tip “Benz”, me targë AA 325 T, në pronësi të 50 vjeçarit L.H., banues në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Të fundit