Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush është Juan Guaidó? Shqipëria dhe Kosova ndër të parat që e njohën si president të Venezuelës
Askush nuk e kishte sfiduar aq drejtpërdrejt udhëheqësin autokratik të Venezuelës, Nicolás Maduro, sa Juan Guaidó. Në një tubim në kryeqytetin e vendit, Karakas, ai e shpalli veten president të përkohshëm. Një hap i papritur ky për vëzhguesit, sepse deri më 4 janar, nuk kishte asnjë shenjë që fliste se inxhinieri 35-vjeçar do të ishte në gjendje të ndërmerrte një hap të tillë. Atë ditë, parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike e votoi atë për kryetar.
Guaidó është anëtar i partisë opozitare "Voluntad Popular", e cila u themelua në vitin 2009 me në krye karizmatikun Leopoldo López. López ka kohë që është mishërim i opozitës në Venezuelë, edhe pse qysh nga protestat masive e me viktima të vitit 2014, ai është mbajtur në burgje ose arrest shtëpie. Partia e tij ka vetëm 14 vende në parlament. Edhe pse partia është anëtare e Internacionales Socialiste, edhe López dhe Guaidó konsiderohen politikanë të qendrës.
Nga sfondi në radhën e parë
Ashtu si López, edhe Juan Guaidó është një ndër themeluesit e VP-së. Ai e kishte nisur karrierën politike si lider i studentëve, në Universitetin Katolik, Andrés Bello, në Karakas. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, më 6 dhjetor 2015, opozita fitoi shumicën në parlament dhe Guaidó mori një vend si deputet.
Sipas marrëveshjes së bërë ndërmjet partive të opozitës, MUD, çdo vit e ka radhën një parti të caktojë kryetarin e parlamentit. Pra, ishte një rastësi e plotë që më 5 janar këtë post e mori në dorë, Juan Guaidó, thotë Hector Briceño, sociolog venezuelas në Universitetin e Rostock-ut: "Në hierarkinë e partisë së tij ka shumë figura të rangut të lartë, por ato nuk ishin në gjendje të merrnin këtë post. Kreu i partisë, Leopoldo Lopez, është në arrest shtëpie. Freddy Guevara, ish-nënkryetar i Parlamentit, është larguar nga vendi në fillim të nëntorit dhe jeton në ekzil në Kil, pasi Gjykata e Lartë e kontrolluar nga regjimi i Maduros ia hoqi imunitetin dhe e akuzoi, ndër të tjera, edhe për nxitje të turmave për rebelim. Dhe Carlos Vecchio, ish-koordinator i partive politike, zgjodhi mërgimin pasi e bënë përgjegjës për të vrarët e demonstratave masive në vitin 2014..
Ndërmjetës i opozitës së përçarë?
Kjo gjakhumbje në krye të të gjitha partive të opozitës, i hapi rrugën Guaidosë që të vinte në krye të parlamentit. Por Guaidó ka edhe cilësitë e veta, si lider, i thotë DW-së sociologu Briceño: "Ai nuk konsiderohet një figurë dominuese dhe mund të luajë rolin e një ndërmjetësi. Ai është pragmatik dhe i vendosur për të bashkuar rrymat e ndryshme brenda opozitës". Përveç kësaj, mosha e re e tij ngjall shpresat e shoqërisë civile.
Uniteti i rrymave të ndryshme është pikërisht ai që e bëri opozitën prej vitesh tepër të dobët për të kundërshtuar me të vërtetë regjimin e Hugo Chavez-it dhe të pasuesit të tij, Maduro. Fitorja e MUD-it në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015 ishte një pikë kulmore, por as kjo nuk mundi ta shkrinte në një të vetme këtë konglomerat të përbërë prej partish socialiste, liberale dhe konservatore.
Pa ushtri një rrezik i madh
2018-a ishte një vit shkatërrues për opozitën në Venezuelë. Ishte viti kur aleanca e opozitës MUD u atomizua", thotë politologu kilian, Fernando Mires, profesor i dalë në pension në Universitetin e Oldenburgut, në një intervistë me DW.
Mires kujton se në fjalimet e para si kryetar i parlamentit Guaidó ishte i pavendosur, sepse nuk donte që t'i bënte armike partitë e opozitës. "Dhe papritmas Guaidó zgjedh këtë aventurë të rrezikshme dhe e shpall veten president të përkohshëm," çuditet Mires.
Në këtë 23 janar, thotë Mires, ishte bërë e qartë se për cilin krah të opozitës, kishte vendosur Guaidó: për krahun radikal. "Duke shpallur veten si president të përkohshëm, ai u përkul para presionit të partisë së vet, që kërkonte një qëndrim më pa kompromis kundrejt presidentit Maduro dhe presionit të Uashingtonit që e njohu atë menjëherë si presidentin legjitim të Venezuelës që para se të betohej. Politologu mendon se situata mund të përshkallëzohet.
"Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë tani. Nëse Guaidó ka pas vetes disa pjesë të ushtrisë dhe atëherë ai ka vepruar drejt. Por nëse jo, atëherë hapi i tij ishte i papërgjegjshëm, meqë mund të sjellë një valë dhune në Venezuelë.
Kosova dhe Shqipëria ishin ndër vendet e para në Evropë që e njohën e presidentin e vetëzgjedhur. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38