Flash News

KRYESORE

Kush është “Juli i Pashakos”, biznesmeni i arrestuar me makinë të blinduar dhe konfliktet me bandën e Aldo Bares

Ditën e sotme u arrestua 37-vjeçari Julian Sulo, ndërsa udhëtonte me një makinë të blinduar tip BMW dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. 

Gjatë kontrollit nga policia e Lushnjes në lagjen “Gafur Muço”  iu gjet një pistoletë tip “Grand Power Q 100”, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po kush është Julian Sulo

Julian Sulo, me origjinë nga Karbunara e madhe dhe njihet si biznesmen në Lushnjë. Ai njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Juli i Pashakos”. 37-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. 

Sipas GSH,  Sulo ka qenë një nga të dyshuarit për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldoi Bares. Julian Sulo u vetëdorëzua në polici, por u lirua më pas për mungesë provash.

Ndërkohë në vitin 2016, Julian Sula u plagos në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”.

Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Arjan Aliçko njihet ndryshe edhe me nofkën “Ardi i Braçes” në Lushnje.

Të fundit