Flash News

KRYESORE

Kush është Kastriot Reçi, dy vjet më parë i vranë vëllain, i zbuluan magazinën me tonelata droge

Mëngjesin e sotëm u vra me breshëri plumbash Kastriot Reçi, 47-vjeçari i cili njihej si një biznesmen në Rrëshen dhe në Lezhë.

Ai u ekzekutua nga persona ende të panjohur përballë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit. Mësohet se Reçi ishte ortak i një televizioni lokal që operon prej disa vitesh në Lezhë, Media +.

Po ashtu, ai njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2016-të policia i gjeti në një magazinë në pronësi të tij rreth 3 ton drogë.

Po ashtu, dy vjet më parë i kanë ekzekutuar në Romë vëllain e tij, Gaspër Reçi.

Paraprakisht, dyshohet se  vrasja e biznesmenit ka të bëjë me konfliktet e hershme për pazaret e drogës.

Të fundit