Flash News

KRYESORE

Kush është kryebashkiaku i tretë i Bashkisë së Tiranës, mik i ngushtë i Veliajt dhe drejtor organizate

Kush është kryebashkiaku i tretë i Bashkisë së

Kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e djeshme njoftoi se Tirana nuk do të ketë vetëm 2 kryebashkiakë, por do të jetë dhe një i tretë.

‘’Kryebashkiaku Veliaj dhe drejtori i “Mobike”, Massimiliano Rubin, nisën bashkëpunimin për të sjell në Tiranë 4 mijë biçikleta. Lajm tjetër i mirë është se Tirana do të ketë një kryebashkiak vetëm për biçikletat, aktivistin Ened Mato, i cili do të ndjekë ecurinë e sistemit “Bike Share” në qytet”, njofton Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku i tretë Ened Mato është djali i ambientalistit Xhemal Mato. Enedi është themelues dhe drejtor i organizatës “Ecovolis”, e cila u rrit ndjeshëm kur Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Mato drejton dhe Kampin e Jalës ku LSI dhe PS kanë organizuar aktivitete të shumta me të rinjtë.

Politiko.al mëson se Ened Mato është miku i ngushtë i kryebashkiakut Veliaj. Po ashtu mësohet se Bashkia Tiranë shpeshherë i ka dhënë disa tendera kësaj organizate për ndërmarrjen e shumë nismave në mjedis.

Bashkia Tiranë në bashkëpunim me “Ecovolis” kanë zhvilluar shpeshherë aktivitete sëbashku, ku në thelb ka qenë përdorimi i biçikletave, reduktimi i makinave, pastrim i mjedisit e mbjellje pemësh.

Të fundit