Flash News

KRYESORE

Kush është më i miri, Messi apo Ronaldo? Ja çfarë thonë futbollistët që kanë luajtur me të dy

Kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo? Kjo është pyetja e cila prej vitesh i ka ndarë palët në dy kampe. Por për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje kanë folur futbollistët të cilët kanë luajtur me të dy lojtarët.

Ata që janë pro Ronaldos thonë se ai është një rezultat i punës së madhe, kurse ata të Messit thonë se talenti i tij i lindur e bën diferencën.

Angel Di Maria

“Messi gjithmonë është më i miri, ai çdo vit është më i miri. Cristiano Ronaldo është një lojtar special, por Messi është nga një planet tjetër. Nuk ka fjalë për ta përshkruar Messin, ai gjithmonë arrin të befasojë”.

Carlos Tevez

“Cristiano duhet të punonte me vetën për të qenë më i miri, ndërsa te Leo erdhi natyrshëm. Këto janë dallimet më të mëdha që shoh të dy lojtarët më të mirë në planet. Për Messin është normale të shënojë tre gola, ai është tjetër nivel”.

Andre Gomes

“Nuk dua të krahasojë ata për shkak të respektit. Kurrë nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje. Jam portugez dhe kam simpati për Ronaldon, ashtu edhe për Messin, që është bashkëlojtari im te Barcelona”.

Gerard Pique

“Për mua Messi nuk është njeri, Cristiano është më i miri në mesin e njerëzve”.

Ezequiel Garay

“Kur njerëzit më pyesin se kush është më i miri, unë them Leo. Që nga dita e parë kur e pash te Përfaqësuesja e Argjentinës nën-15 vjeç, e deri sot, ai vazhdon të më befasoj. Ai nuk ka limite”.

Henrik Larsson

“Cristiano është i pafat që luan në një kohë me Messin. Ronaldo është lojtar shumë i mirë, por Messi është edhe më i mirë. Ai sikur nuk është nga kjo botë, aq i mirë është sa që gati është i pabesueshëm. Kur e shikon atë me top në këmbë është vështirë ta besosh se dikush mund të bëjë të njëjtën. Është një lojtar fantastik për ta parë”.

Gabriel Heinze

“Cristiano Ronaldo ka një vetdisiplinë për t’u lakmuar. Ai është i fiksuar, për derisa sa nuk e arrin qëllimin, ai nuk ndalët së provuari. Leo është i pashpjegueshëm. Në aspektin e futbollit, ai nuk vjen nga ky planet. Si person, është për t’u admiruar për jetën e qetë”.

Fernando Gago

“Për mua Ronaldo nuk është numri një. Për mua, numri një në botë është Messi, mënyra se si lëviz me topin ai arrin të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Messi ka aftësi të jashtëzakonshme dhe e dua mënyrën se si ai luan”.

Deco

“Cristiano ishte i ri dhe atletik, shumë konkurrues. Messi ka punuar shumë të bëjë atë që tani po bënë tani te Barcelona. Ronaldinho ishte natyral dhe me aftësi speciale. Çdoherë që ia pasonim topin, lëvizjet dhe golat ishin sikur nga një botë tjetër. Ai ishte shumë më i talentuar se Leo apo Cristiano.”

Të fundit