Flash News

KRYESORE

Kush është nipi i Shefqet Kastratit, i ftuar në Kombëtare nga Panuçi

Kush është nipi i Shefqet Kastratit, i ftuar në Kombëtare

Në prag të ndeshjes me Skocinë, në Kombëtare vijojnë hyrje-dajlet e futbollistëve. Me dëmtimin e portierit Alban Hoxha, trajneri Panuçi ka ftuar si zevendesues Elhan Kastratin.

21-vjeçari i lindur në Has më 2 Shkurt 1997 është pjesë e ekipit të Peskarës në Serinë B në Itali, ku këtë sezon është aktivizuar një ndeshje.

I njohur si nipi i biznesmenit të fuqishëm, Shefqet Kastrati, shtatlarti e ka filluar karrierën me ekipin e të rinjve të Tëutës së Durrësit; në sezonin 2015/16 u transferua te Peskara, që më pas e huazoi për disa muaj te Piaçenca në Serinë C [luajti vetëm një ndeshje], para se të rikthehej te Teuta në sezonin 2017/18 [zhvilloi 26 ndeshje].

Kastratit i duhet të aktivizohet rregullisht me ekipin e tij, për të pasur shpresa për tu zëvendësuar Tomas Strakoshën apo Etrit Berishën në katërkëndëshin kuqezi.

Në të kaluarën, Kastrati është aktivizuar disa ndeshje edhe për ekipin Shpresa, U19 dhe U18.

Të fundit