Flash News

KRYESORE

Kush është nipi i ish-ministrit që i shpëtoi plumbit në Tepelenë, policia zbardh detaje nga e kaluara e tij

Kush është nipi i ish-ministrit që i shpëtoi plumbit në

Një i ri i ka shpëtuar sot një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Tepelenës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ai është Orjol Memushi, i cili për policinë është emër i njohur. Sipas informacioneve të para, i riu është nipi i ish-ministrit të arsimit Luan Memushi.

 Burime nga policia e Tepelenës pohojnë se dyshohet se konflikti ka ardhur për çështje droge, pasi Memushi rezulton me precedentë penalë.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë, informacion paraprak. Njoftohemi se në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se: Në afërsi të Pallatit të Kulturës, ka pasur një konflikt të castit midis shtetasit D.R dhe O.M. Pas debatit me fjalë, shtetasi O.M ka hipur në automjetin e tij tip “Volksëagen” për t’u larguar.

Shtetasi D.R ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ku është dëmtuar vetëm xhami i automjetit. Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Grupi hetimor po punon për për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e shtetasit D.R.

Të fundit