Flash News

KRYESORE

Kush është Ri Chun Hee, 74 vjeçarja që njofton botën nëpërmjet ‘TV’ për veprimet Koresë së Veriut

Kush është Ri Chun Hee, 74 vjeçarja që njofton botën

Imazhin e Ri Chun Hee e keni parë shpesh në televizione dhe në internet sa herë që një lajm i rëndësishëm del nga Koreja e Veriut. 74 vjeçarja, që prej vitit 1971 është figura qëndrore e televizionin të Koresë së Veriut, e cila shpesh njofton botën për testet e fuqishme bërthamore.

Ri Chun Hee ka lindur në  një familje të varfër në Tongchon, ndërsa ka studiuar për artin e performancës në Universitetin e Artit dhe Filmit në Pehnian. Që prej vitit 1980, ajo bën dalje të rregullta në televizionin KCTV dhe deri në vitin 2012 ka qenë drejtuese e departamentit të lexuesve të lajmeve.

Ajo ka marrë përsipër njoftimin e vdekjes së ish-lidërve Kim II-sung (1994) dhe Kim Jong-il (2011), ndërkohë vazhdon të mbajë përgjegjësinë për raportimin e testeve bërthamore që dërgojnë mesazhe drithëruese në mbarë botën.

Në Korenë e Veriut,  Ri Chun Hee konsiderohet në mënyrë absolute si raportuese e së vërtetës.

Të fundit