Flash News

KRYESORE

Kush është shqiptari që mori “Urdhrin Kombëtar të Meritës” nga Presidenti Francez?

Kush është shqiptari që mori “Urdhrin Kombëtar të

Ish-zëvëndësministri shqiptar dekorohet nga Presidenti I Francës, merr titullin Oficer I Urdhrit Kombëtar të Meritës

Valon Murtezaj, profesor universitar në Paris dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, për merita të shquara, me dekret të Presidentit të Republikës franceze është dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Meritës.

Murtezaj është graduar me titullin e lartë, Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës.

Kjo dekoratë, u akordohet personaliteteve më eminente botërore, për merita dhe arritje të shquara jetësore në fusha të ndryshme.

Urdhri Kombëtar i Meritës është krijuar në vitin 1963 nga Presidenti Charles de Gaulle, dhe bashkë me Urdhrin e Legjionit të Nderit janë dy urdhrat më të lartë të Francës.

Dekorata do t’i prezantohet profesorit Murtezaj në një ceremoni të veçantë.

Të fundit