Flash News

KRYESORE

Kush është terroristi i ISIS që u arrestua në Tiranë, Gjermania e shpalli në kërkim ndërkombëtar

Pasditen e djeshme, në Tiranë u arrestua një anëtar i dyshuar i një celule terroriste nga Taxhikistani, me qëllim esktradimin në Gjermani.

24-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani u arrestua nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në sajë të operacionit të koduar “Vizitori”.

Sot “Balkanweb” zbulon identitetin e tij. Nga një foto e siguruar, i riu Komron Zukhurov mban në kokë një kapelë, ndërsa ka edhe mjekër.

Në njoftimin zyrtar policia njoftoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezulton se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti.

Të fundit