Flash News

KRYESORE

Kush është testuar nga ISHP për Covid-19 në Shqipëri, 30% janë staf mjekësor, mes tyre deputetë dhe fëmijë

Kush është testuar nga ISHP për Covid-19 në Shqipëri,

Prej një jave, Shqipëria i është shtuar listës së shteteve që janë prekur nga virusi i ri Covid19.

Sipas burimeve zyrtare deri tani numri i të infektuarve është 42 dhe nga mbi 500 testime të kryera.

Por, kush i është nënshtruar testit deri tani, për të cilin autoritetet kanë përsëritur se e kryejnë ata që shfaqin simptomat e virusit të ri dhe që kanë një historik udhëtimi nga vendet e prekura apo kanë patur kontakte me të ardhur prej andej.

"BalkanWeb” ka siguruar nga burime të besueshme pranë ISHP të dhëna personave që i janë nënshtruar testimit, por që për arsye etike nuk do të indetifikohen se për kush janë.

Nga një vëzhgim i listës, ajo çka të bie në sy, është numri i lartë i personelit shëndetësor që i është nështruar testimit. Rreth 30 % të numrit total të testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve.

Një fakt shqetësues ky, nëse do të kemi parasysh se që nga momenti i kryerjes së testit e deri në daljen e rezultateve, mjekët dhe infermierët duhet të qëndrojnë në izolim. Ndërsa testi ka rezultuar pozitiv deri më tani për më shumë.

Gjithashtu vihet re se në listën e personave të testuar ka edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndër to një deputet i qarkut Shkodër dhe një deputet i qarkut Durrës. Edhe pse testet e tyre kanë rezultuar negativ deri më tani.

Një fakt shqetësues, për të cilën deri më tani është thënë e kundërta, është se në mesin e personave të testuar rezultojën edhe fëmijë të mituar të moshave 0-14 vjec, ku në të paktën një rast një 13 vjecar ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që rreth 20 % e personave të prekur janë nën moshën 35 vjec.

I pari që kryeson listën e të testuarëve për COVID19, është një djalë 18 vjecar që ka rezultuar negativ ndaj testit të kryer, më 30 Janar 2020. Testet e para pozitive u shënuan më 8 mars, ku u kryen 4 teste, nga të cilat 3 rezultuan pozitiv. Data 11 mars rezulton të ketë numrin më të lartë të kryerjes së testeve, me plot 143 teste të kryera dhe me 12 persona që kanë rezultuar pozitiv. Në datën 12 Mars janë kryer 93 teste nga të cilat 5 kanë rezultuar pozitiv. Më pas numri i testeve ka ardhur duke u ulur.

Në datën 13 Mars janë kryer 65 teste, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv. Më 14 Mars janë kryer 51 teste nga të cilat 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Më datë 15 Mars janë kryer 27 teste nga të cilat 4 raste kanë rezultuar pozitiv.

Të fundit