Flash News

KRYESORE

Kush është tregtari që u vra sot në Lushnje, më parë i bënë atentat me tritol në makinë               

Kush është tregtari që u vra sot në Lushnje, më

Mëngjesin e sotëm u qëllua për vdekje me armë zjarri Besmir Hida, rreth 35 vjeç në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ndodhi në katin e dytë të një lokalit në lagjen 'Skënder Libohova", teksa viktima po pinte kafe.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por disa kohë më parë, Hidës, i cili njihet edhe si tregtar i grumbullimit të makinave të vjetra në Lushnje, i kanë bërë një atentat me tritol në makinën e tij, teksa e kishte të parkuar gjatë natës.

Në atë kohë, nga shpërthimi nuk pati të lënduar, kurse gjatë dëshmisë në polici ai deklaroi nuk kishte konflikt me askënd. Policia i lidhi dyshimet me profesionin e tij për shkak të konkurrencës.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

Vritet me armë zjarri një person në Lushnje, identifikohet viktima

Të fundit