Flash News

KRYESORE

Kush është Ursula von der Leyen, nënë e 7 fëmijëve dhe njeriu i Merkel në krye të Komisionit Europian

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian, një grua merr drejtim të Komisionit.

Parlamenti Evropian e zgjodhi dje me 383 vota Ursula Von der Leyen në postin e Presidentes së Komisionit Evropian.

Ajo zëvendëson Jean-Claude Juncker dhe aktualisht mban postin e ministres gjermane të Mbrojtjes.

Por kush është Ursula von der Leyen

Ka lindur në Bruksel, është 60 vjeçe, me profesion mjeke dhe nënë e 7 fëmijëve.

Në moshën 13-vjeçare, von der Leyen u shpërngul nga Brukseli në Gjermani me familjen e saj. Flet gjuhën franceze dhe atë gjermane dhe e bija e Ernst Albrecht, ishte ministër-presidenti i Saksonisë së Ulët dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian, mes posteve të tjera.

Presidentja e re e KE njihet edhe një aleate e ngushtë e Angela Merkel për disa vjet, madje është përfolur shpesh herë edhe si pasardhësja e kancelares gjermane, si anëtare e kryesisë së CDU-së.

Ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme politike brenda rajonit të Hanoverit midis viteve 2001 dhe 2004, u zgjodh në parlamentin e shtetit të Saksonisë së Ulët, përpara se të bëhej anëtare e kabinetit si ministre për çështjet sociale, gratë, çështjet e familjes dhe shëndetin.

[caption id="attachment_298385" align="alignnone" width="634"] German Defense Minister Ursula von der Leyen inspects the honor guard of the 209th corp of the Afghan army, ANA, at Camp Shaheen outside Mazar-i-Sharif, Afghanistan, Wednesday, July 23, 2014. (AP Photo/Thomas Peter, Pool)[/caption]

Von der Leyen deklaroi pak ditë më parë se do të mbështesë çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit