Flash News

KRYESORE

Kush është vajza bionde që i ka rrëmbyer zemrën Gaz Pajës

Kush është vajza bionde që i ka rrëmbyer zemrën Gaz

Aktori Gaz Paja po shijon dashurinë e tij me një vajzë tejet simpatike. Paja i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në “Top Channel foli pa filtra.

Ai u shpreh se po bashkëjeton me një vajzë dhe se gjërat mes tyre po shkojnë më së miri. Aktori nuk ka dhënë shumë detaje në lidhe me identitetin e saj, por nga ana tjetër ka konfirmuar fjalët që moderatorët Eno Popi, Oriela Nebiaj dhe Isli Islami kanë thënë për të.

“Simpatike, e bukura e dheut. Është bjonde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin!”-kanë thënë ata.

Paja u shpreh ata po i marrin gjërat me ngadalë duke qenë se janë ende në fazën e njohjes.

“Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë… Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë.”- u shpreh Paja.

 

Të fundit