Flash News

KRYESORE

Kush është “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri e Ballkan i arrestuar në Tiranë, mediat italiane publikojnë pamjet e mega-operacionit  

Kush është “Xhaxhai”, përfaqësuesi i

Goditen pjesëtarë të organizatës mafioze "Ndrangheta” në një operacion ndërkombëtar të zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Costa Rica.

Policia shqiptare ka dhënë detajet e para nga ky operacion antidrogë, ku në pranga kanë rënë 6 persona, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ata u arrestuan në Tiranë dhe Elbasan.

Konkretisht, ra në pranga Bujar Sejdinaj, i datëlindjes 29 mars 1959, i cili njihej me nofkën "xhaxhai”. Ai ishte përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco". Sipas policisë, ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, edhe A. C., i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Ndërkohë, mediat italiane kanë bërë publike pjesë nga operacioni “I can”, teksa shihet ndërhyrja e policisë për goditjen e trafikantëve të drogës së bandës së njohur kriminale.

https://www.corrieredellacalabria.it/regione/item/255458-latitanti-ndranghetisti-arrestati-tra-argentina-albania-e-costarica-video/#brid_cp_Brid_95569869

 

Të fundit