Flash News

KRYESORE

Kush është Zef Mazi/ Kryenegociatori i Shqipërisë dhe ‘personaliteti pa të sharë’, ish-kandidat për president

Zef Mazi do të jetë kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca në ditën e Evropës.

Gjatë prezantimit të tij, Rama e cilësoi si një ‘personaliteti pa të sharë’ dhe të pranuar nga të gjithë për përvojën e tij si diplomat karriere.

Kush është Zef Mazi, i cili do të jetë ‘regjia’ e betejës për procesin e negociatave me një ekip, qe do të mbetet për t’u zbuluar në vijim.

Zef Mazi ka qenë ambasador i Republikës të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë të Madhe dhe Irlandës të Veriut si dhe në Republikën e Irlandës (2007-2011). Para kësaj, Zef Mazi ka qenë Ambasador dhe Përfaqesues i Përhershëm i Shqiperisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), në Organizatën për Ndalimin e Plotë të Provave Bërthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht). Ai ka qenë kryetar i Forumint për Bashkëpunim për Ceshtjet e Sigurisë të OSBE (2003), dhe ka shërbyer edhe ne Sekretariatin e OSBE-së dhe të ANEA-s (1998-2002).

Zef Mazi ka qenë Kryetar në Detyrë Misioni në Ambasadën e Republikes te Shqiperisë në Austri dhe në Konfederatën Zvicerane (1991-1992). Para kësaj, ai ka shërbyer në Departamentin e Bashkëpunimit Shumëpalësh të Ministrisë të Jashtme të Shqiperisë ne Tiranë, i ngarkuar për KSBE-ne, si dhe anëtar i delegacionit të përhershëm të Shqiperisë ne negociatat për rivendosjen e marredhënieve diplomatike ndërmjet Britanisë të Madhe dhe Shqiperisë (1989-1991).

Zef Mazi ka sherbyer edhe si shef i zyrës të marrëdhënieve me jashtë të Drejtorisë të Përgjitheshme to PTT-se (1987-1989), si dhe përkthyes/editor në Shtepi Botuese dhe, ne te njejtën koehe, lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës (1978-1988), foles në Radio Tirana Shërbimi në gjuhë të huaja (1975-1985).

Zef Mazi ka qenë kandidat për president në zgjedhjet presidenciale në Shqiperi (2002), si dhe kandidati zyrtar i Shqiperisë për postin e Sekretariat të Pergjithshëm të OSBE-se (2005).

Të fundit