Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush është zëvendësuesi i Romana Vlahutin në Tiranë? Informacionet favorizojnë një austriak
Mandati i Romana Vlahutin si ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri përfundon më 31 gusht të këtij viti, ndërkohë që Brukseli e ka përzgjedhur emrin që do të pasojë kroaten në Tiranë.
Sipas avokat Spartak Ngjelës, ambasadori i ri BE-së ka shkruar të gjitha ligjet tona të vetting-ut, pjesë e reformës në drejtësi. Ai është doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sipas avokatit, po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të reformës.
Në hartimin e ligjeve të reformës në Shqipëri kanë marrë pjesë disa ekspertë të huaj nga SHBA dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Në këtë listë, vetëm tre ekspertë janë nga Irlanda, Gjermania dhe Austria, shtete anëtare të unionit.
Njëri prej irlandezit James Hamilton, gjermanit Rainer Deville dhe austriakut Richard Regner mund të jetë ambasadori i ri në Tiranë.
Nëse marrim për bazë karakteristikat e dhëna nga Ngjela, emri i James Hamilton përjashtohet si kandidaturë e mundshme pasi nuk rezulton të ketë doktoraturë në juridik, ndonëse është ekspert i nivelit të lartë, me aktivitet të gjerë në Irlandë dhe Evropë.
Ish-shefi i EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville, i plotëson karakteristikat e sipërpërmendura dhe ka menaxhuar disa projekte të BE-së në fushën e drejtësisë, duke kontribuar veçanërisht në anëtarësimin e Letonisë dhe të Kroacisë, por ai ka një histori që nuk e favorizon për këtë post.
Në dhjetor të 2016-ës, Deville u largua ngs drejtimi i misionit të BE-së pasi u konfirmuan akuzat e opozitës shqiptare se EURALIUS kishte përkthyer me gabime ligjin e vetting-ut që u dorëzua për mendim në Komisionin e Venecias.
Richard Regner është kandidati me probabilitet më të lartë për të qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Tiranë.
Regner ka studiuar për drejtësi në Universitetet e Vjenës dhe të Leicester-it,ku është diplomuar në vitin 1990 dhe në vitin 1997. Që prej 2007 ai mban një diplomë doktorature nga Universiteti i Vjenës.
Nga të tre kandidatët e mundshme, austriaku është i vetmi që ka aktivitet dhe eksperiencë diplomatike. Ai hyri në Shërbimin e Jashtëm Austriak në vitin 1991, ku ka punuar kryesisht në fushat e së drejtës ekonomike ndërkombëtare dhe të së drejtës publike ndërkombëtare. Në vitin 1992, Regner ishte i deleguar në ambasadën Austriake në Hagë dhe si hulumtues në Institutin Evropian të Administratës Publike në Maastricht.
Richard Regner është gjithashtu personazh i njohur në rrethin akademik dhe diplomatik në Tiranë. Ai ka dhënë leksione edhe në universitetet shqiptare.
Emërimi i ambasadorit të ri nga Brukseli do bëhet vetëm dy muaj pasi Austria të ketë marrë presidencën e Bashkimit Evropian, duke pasuar Bullgarinë. /Politiko.al
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të jetëshkrimeve të tre ekspertëve:
Dr. Richard Regner
Dr. Richard Regner LL.M. ka studiuar për drejtësi në Universitetet e Vjenës dhe të Leicester-it,ku është diplomuar në vitin 1990 (Mag. iur.) dhe në vitin 1997 (LL.M.). Që prej 2007 ai mban një diplomë doktorature nga Universiteti i Vjenës (Dr. iur.). Pasi ka punuar si kërkues dhe asistent universitar në Fakultetin e Drejtësisë (1988-1990), ai hyri në Shërbimin e Jashtëm Austriak në vitin 1991, ku ka punuar kryesisht në fushat e së drejtës ekonomike ndërkombëtare dhe të së drejtës publike ndërkombëtare. Në vitin 1992 ai ishte i deleguar në ambasadën Austriake në Hagë dhe si hulumtues në Institutin Evropian të Administratës Publike në Maastricht. Pasi ka punuar si nëpunës shkencor i ligjit në Gjykatën Kushtetuese të Austrisë(1994-1995), ai punoi në disa studio ligjore austriake dhe gjermane (1996-1998). Pas marrjes së provimit të avokatisë në Vjenë në vitin 1998, ka praktikuar avokatinë në Austri dhe është anëtar i Dhomës së Avokatisë së Salzburgut. Ka punuar gjerësisht në Austri dhe në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke dhënë shërbime konsultative kryesisht ndërmarrjeve private dhe publike dhe ka menaxhuar studio ligjore të madhësive të ndryshme. Fushat e tij kryesore të punës janë e drejta kushtetuese, e drejta administrative, e drejta e korporatave, e drejta tregtare, ligji mbi prokurimin publik, ligji për ndihmën shtetërore dhe e drejta ekonomike ndërkombëtare. Ai është lektor i së drejtës publike dhe Evropiane në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Vjenë që nga viti 2012 dhe ka botuar gjerësisht lidhur me fushat e tij të interesit.
Dr. Rainer Deville
Dr. Rainer Deville, Gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të Apelit (Oberlandesgericht) në Gjermani, është Shefi i Misionit EURALIUS. Ai është emëruar gjyqtar në vitin 1989. Gjyqtari Dr. Deville ka gjykuar çështje penale, civile dhe tregtare në Gjykatën e Shkallës së Parë (Amtsgericht dhe Landgericht) dhe në Gjykatën e Lartë të Apelit (Oberlandesgericht). Ai ka një përvojë profesionale në çështje të administrimit dhe politikave në Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Ekzekutivit të Landit të Vestfalisë së Veriut. Është anëtar i Zyrës Shtetërore të Provimeve në sistemin e drejtësisë (Landesjustizprüfungsamt), organi që merret me provimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm, si dhe të profesionistëve të tjerë ligjorë. Falë formimit të tij dhe përvojave të shumta ndërkombëtare në Bruksel dhe në shumë vende të tjera, Dr. Deville ka menaxhuar me sukses disa projekte të BE-së në fushën e drejtësisë, duke kontribuar veçanërisht në aderimin e Letonise dhe të Kroacisë në Bashkimin Europian. Që prej shtatorit të vitit 2014 Dr. Deville drejton projektin EURALIUS duke u nisur nga vizioni se një reformë bindëse në drejtësi do të sjellë hapjen e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE.
James Hamilton
James Hamilton është diplomuar në Histori dhe Shkenca Politike në vitin 1971 në Kolegjin “Trinity” në Universitetin e Dublinit. Ai është pjesë e Dhomës së Avokatisë të Irlandës dhe njëkohësisht ka praktikuar avokatinë në periudhën 1973 - 1981. Në vitin 1981 është emëruar këshilltar ligjor me kohë të plotë pranë Avokatit të Përgjithshëm në Irlandë. Në vitin 1995 është emëruar drejtor i përhershëm i Zyrës së Avokatit të Përgjithshëm. Ka qenë anëtar i grupit për rishikimin e Kushtetutës dhe ka publikuar një përmbledhje të plotë të Kushtetutës së Irlandës në vitin 1996. Ka punuar si këshilltar ligjor në Qeverinë e Irlandës për çështje të ndryshme veçanërisht në fushën kushtetuese, administrative, penale dhe të të drejtave të njeriut. Ka qenë përgjegjës për këshillimin e Qeverisë Irlandeze gjatë negociatave për arritjen e marrëveshjes me Irlandën e Veriut në vitin 1998. Në vitin 1998 u emërua gjithashtu përfaqësues i Irlandës në Komisionin e Venecias. Në vitin 1999 u emërua drejtor i Prokurorive Publike të Irlandës, funksion, me statusin e një zyrtari të pavarur, përgjegjës për fillimin dhe ndjekjen e hetimeve në Irlandë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38