Flash News

KRYESORE

Kush fshihet pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës? Avokati i Fran Frrokajt ngre dyshime

Kush fshihet pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës? Avokati

Adrian Leka, avokati i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është shprehur sot se nxitimi i gjykatës për të arrestuar kryebashkiakun ngre shumë dyshime.

Një vendim të tillë ai e konsideron “nxitim i gjykatës e cila më pas reflektim”.

 “Nuk ka prova që e implikojnë kreun e bashkisë, pasi njësia vendore nuk shpërndan tapi. Do ta apelojmë vendimin në gjykatën e Apelit në Shkodër pasi jemi të bindur për pafajsi. Nuk mendoj se prokuroria ka vepruar politikisht, por përshpejtimi për arrestimin e tij pa marrë më parë në pyetje, lë shumë për të dyshuar”, tha Leka.

Kujtojmë që Frrokaj bashkë me zyrtarët e tjerë të administratës u arrestuan dhe më pas gjykata u dha masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë po vijojnë hetimet për dyshimet e ngritura për tjetërsim pronash.

Të fundit