Flash News

KRYESORE

Kush fshihet pas me 1.5 milionë eurove që u sekuestruan sot në Durrës? Deputeti i PS-së i vetmi që ka reaguar

Kush fshihet pas me 1.5 milionë eurove që u sekuestruan sot në

Të enjten në foltoren e Kuvendit, Lulzim Basha, duke ju drejtuar deputetëve të PS-së paralajmëroi se një deputet i mazhorancës ka porositur një Toyota, ‘bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda’.

Sot, në portin e Durrësit u sekuestruan 1.5 milion euro të fshehura në një makinë tip ‘Toyota’ pa targa dhe pa destinacion.

“Ata që zgërdhihen më shumë njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda”, u shpreh Basha të enjten në foltoren e Kuvendit.

Për këtë deklaratë të Bashës reagoi jashtë sallës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili është i vetmi nga mazhoranca që ka reaguar deri më tani për këtë deklaratë të kreut të opozitës.

“Në 20 ditët e fundit, në Gjermani kanë qenë këta deputetë shqiptarë: Mimi Kodheli nga PS, dhe nga PD Sali Berisha me Lulzim Bashën. Tani, nëse Saliu ka qenë me drogë në ‘Toyota’ dhe e ka parë Lulzimi, kjo është çështje e brendshme e PD. Që Basha ka problem të theksuara që burojnë edhe nga Babalaja, këto janë çështje të Lulzimit, por kujtojmë në këtë rast se fakti që ju thoni përbën një vepër penale. Të kesh parë me sytë e tua një deputet me një Toyota dhe me një 1.5 mln dollarë drogë…”, tha Balla të enjten.

Të fundit