Flash News

KRYESORE

“Kush gabon, paguan”, Rama kërkesë për Bashën: Nëse nuk e do marrëveshjen, e heqim

“Kush gabon, paguan”, Rama kërkesë për Bashën:

"Nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen e heqim", kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët. I pyetur se si po i përmbahet marrëveshjes me PD pas ndryshimeve kushteutese të bëra për Reformën Zgjedhore pa demokratët, Rama përgjigjet:

Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin- të cilin vec të tjerash e ka braktisur vetë- të bëjë atë që thotë.

Nuk e kam ndjekur, por e përsëris që nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe se ai nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë të thjeshtë për të treguar që marrëveshja nuk ekziston. Ta heqim! Të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve. Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth.

Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të leshojmë më shumë se të tjerët, jo se e kemi për detyrë. Me lejoni t’ju kujtoj se në Europën ku duam të integrohmi reformat elektorale bëhem me shumca të thjeshta.

Italia ka bërë kush e di se sa reforma me ndryshim të thjeshtë. Greqia ka ndryshuar sistemin parlamentar dhe hoqi mundësinë përt të pasur stabilitet qeverisës pikërisht për shkak të zhurmave që bëheshin nga kaosi i shumë partive.

Nga pikëpamja politike sigurish që do të isha i lumtur nëse do të binim dakord. Por, në politikë ka një rregull, kush gabon paguan. Ata ikën nga parlamenti dhe humbën  votën sepse kanë, do të kishin dhe fjalën por edhe votën. Tani e kanë disa të tjerë votën. Ata deputet që janë në parlament nuk i kam sjell unë, por Lulzim Basha me firmën e tij.

Do të rrijë Shqipëria peng kur unë kam mundësisë për një hapje tjetër të sistemin se nuk do grupi i partive që kanë ikur nga parlamenti. Jo, kjo ska për të ndodhur. Ajo marrëveshje mua nuk më pëlqen, por nuk dua të rrëzohet. Ne donim depolitimin e administratës zgjedhore.

Unë i mirëkuptoj të gjithë, por të gjithë duhet të na mirëkuptojnë edhe ne", ka thënë Rama.

Të fundit