Flash News

KRYESORE

“Kush i menaxhon paratë e universitetit”, Fuga: Këta duhen hequr nga ata që i kanë emëruar

Pedagogu Artan Fuga ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një listë të personave që merren me administrimin e financave të universiteteve.

Fuga shprehet se këtë listë ia kanë dërguar studentët dhe pritet të vërtetohet nëse është e vërtetë apo jo. “Këta duhen hequr nga ata që i kanë emëruar! Që të hënën në mëngjes”, shton Fuga.

Postimi i plotë:

Doni te dini shpejt e shpejt se perse bordet jane qesharake? Ja nje fakt që shpresoj te jetë i vërtetë dhe që ma dërgojnë studentë.  Mbetet për t'u verifikuar nga gazetarët.

Individë që nuk kanë lidhje fare me administrimin e arsimit financiarisht, figura politike, nëpunës administrate që vijnë marrin honorare dhe as nuk mendojnë për strategjinë e universiteteve tona.

Këta duhen hequr nga ata që i kanë emëruar! Që të hënë në mëngjes!

Të bëjnë punën e tyre atje ku janë mos na ngatërrohen ne universitarëve nëpër këmbë!

Të fundit