Flash News

KRYESORE

Kush ia ka 'nxirë jetën' Niko Komanit, stilisti i njohur flet për Tunën dhe Norën

Niko Komani, stilisti i njohur dhe më i pëlqyer i momentit, ishte i ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Wake UP”, ku ka folur për personazhet më të njohur të publikut.

Dy nga personazhet publike që Niko përmendi ishin edhe kunatat, Tuna e Nora Istrefi.

“Personazhi që ma ka nxirë jetën është Tuna. Ajo ishte shumë kërkuese dhe më kërkonte trende që nuk kishin dalë ende në revista. Ndërkohë që për atë kohë e kisha shumë të vështirë, pasi nuk ishte kjo bota e internetit. Por ‘nxirja e jetës’ më vlejti për karrierën”, shpjegon stilisti.

Gjithashtu ai shprehet se marrëdhënia e tyre personale tashmë është prishur.

Përsa i përket arsyes përse ai nuk ka bashkëpunuar asnjëherë më Norën, Niko shprehet se: “Një nga emrat me të cilët nuk kam bashkëpunuar është edhe Nora Istrefi, që e kam refuzuar dy herë. Kam qenë i detyruar të punoj për kopertina apo revista, por personalisht nuk më ka inspiruar asokohe, absolutisht fare dhe do të ishte një dështim imi, jo i saj”.

Të fundit