Flash News

KRYESORE

Kush ishin aktorët që u takuan sot me Bashën, i kërkojnë mbështetje për Teatrin Kombëtar

Një grup aktorësh që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar kanë zhvilluar sot një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Pjesë e takimit ishin artistët Bujar Kapexhiu, Gentjan Zenelaj, Arben Derhemi, Ervin Bejleri, etj, të cilët kanë ngritur shqetësimet në prani të kreut të demokratëve.

Aktorët, përveç prishjes së godinës së teatrit, kundërshtojnë edhe projektligjin për artin dhe kulturën.

Në daljen për mediat, Basha u dha mbështetje aktorëve dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen rezistencës së tyre.

Të fundit