Flash News

KRYESORE

Kush ishte Aleksandër Çela, ish-drejtori i mjedisit që u gjet i vdekur në burgun e Hungarisë; dënuar nga policia italiane për trafik qeniesh njerëzore

Kush ishte Aleksandër Çela, ish-drejtori i mjedisit që u gjet i

Ish-drejtori i mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela, ka varur veten në burgun e Hungarisë, ku mësohet se Çela po vuante dënimin prej 2 javësh.

Po kush ishte Aleksandër Çela:

Aleksandër Çela, i njohur edhe si Dashi Çela, ishte një nga drejtuesit kryesorë të PS në Pogradec dhe në Qarkun e Korçës. Ai është ndaluar shpeshherë nga policia italiane për trafikun e qenieve njerëzore apo kalimin e paligjshëm të kufirit.

Çela qe drejtor i mjedisit në Qarkun e Korçës si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit, i zgjedhur nga një parti aleate e socialistëve, por u shkarkua nga detyra një vit më parë pasi u kap duke çuar klandestinë në  Itali, më herët në Maqedoni dhe Greqi.

Aleksandër Çela, megjithëse qe i dënuar për klandestin, kandidoi në PS në vitin 2011 për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit në Qarkun e Korçës. Ai u zgjodh me një diferencë të vogël votash në krye të komunës, por më pas ai dënohet nga gjykata për fshehje të pasurisë dhe për këtë arsye, në vitin 2011, qeveria e ish-kryeministrit Berisha e shkarkon nga detyra.

Megjithëse njihej si njeri me probleme të forta ligjore dhe i akuzuar dhe dënuar,  në vitin 2013 ai emërohet drejtor. Në vitin 2015, në koalicion me Partinë Socialsite, ai gjen një parti të vogël dhe hyn këshilltar në Këshillin Bashkiak Pogradec, duke u zgjedhur nga votat e socialistëve.

Ndalimi në Itali i Aleksandër Çelës në 2016-n bëri që qeveria shqiptare dhe zyrtarë socialsitë të qarkut të Korcës të veprojnë direkt, ta largojën nga postet dhe ta mbajnë të fshehur skandalin. /Politiko.al/

 

Të fundit