Flash News

KRYESORE

Kush ishte Aretha Franklin, mbretëresha legjendare e muzikës ‘Soul’ që u nda sot nga jeta

Aretha Franklin , mbretëresha legjendare e muzikës “Soul”, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj në Detroit. 76-vjeçarja humbi jetën teksa luftonte me kancerin në pankreas. Këngëtarja e hitit “Think”, ″I Say a Little Prayer” apo edhe “Respect” hoqi dorë nga koncertet vitin e kaluar, si pasojë e problemeve shëndetësore.

“Në momentet më të errëta të jetës sonë,  e kemi të pamundur të gjejmë fjalët e duhura për të përshkruar dhimbjen që na ka pushtuar zemrën. Kemi humbur forcën e familjes sonë. Ju falenderojmë të gjithëve për lutjet.” – ka shkruar familja e saj në deklaratën publike për humbjen e këngëtares amerikane.

“Do të vazhdoj të regjistroj muzikë, por ky do të jetë viti im i fundit nëpër koncerte”, njoftoi ajo gjatë një interviste radiofonike në shkurt të vitit të kaluar.

Franklin ka një karriera 60-vjeçare dhe ajo  ka mbajtur rekordin  për thuajse 40 vjet si artistja më e artë femër në historinë Billboard, me 73 tituj në Hot 100. (Nicki Minaj tejkaloi rekordin vitin e kaluar).

Ajo ishte gruaja e parë që u fut në Hollin e Famës “Rock & Roll”. Franklin ka fituar 20 çmime “Grammy” gjatë karrierës së saj, përfshi edhe 3 nderime speciale: çmimin e legjendës (1991), çmimin e arritjeve jetësore (1994) dhe personi i vitit nga “MusiCares” në vitin 2008.

Aretha Franklin  ka bërë histori në Amerikë. Ajo ka performuar në funeralin e Martin Luther King Jr. në vitin 1968. Ndërsa babai i saj, ka organizuar një ndër marshimet më të mëdha për barazi racore në Detroit, aty ku Luther Kingu mbajti fjalimin e famshëm “Kam një ëndërr”.

Të fundit