Flash News

KRYESORE

Kush ishte pritësi i 137 kg kokainë, djali i avokatit të njohur në Durrës, i arrestuar më parë për trafik droge

Kush ishte pritësi i 137 kg kokainë, djali i avokatit të njohur

Identifikohet një nga personat kyç nga operacioni ndërkombëtar Ekuador –Greqi-Shqipëri, në sajë të të cilit u kapën në Portin e Durrësit 137 kg kokainë.

Nga aksioni i nisur që në gusht të këtij viti, ranë në pranga deri tani dy persona të identifikuar si autore te dyshuar që kishin akses në port, Ardjan Bega, 53 vjeç dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim, Gentian Malindi 42 vjeç, i cili është cilësuar edhe si nga pritësit e ngarkesës së ardhur me dy konetenierë me banane në rrugë detare nga porti i Pireut.

Ai ka mundur t’i shpëtojë policisë, pasi ka kuptuar se policia i ka ngritur kurth. Mësohet se ai ka kuptuar se diçka nuk shkonte pasi pakot e marra prej dy personave të arrestuar nuk kishin mbështjellësen e porositur.

Madje, në media thuhet se në brendësi të pakove ka patur GPS, për të rënë në gjurmët e trafikantëve dhe pritësve.

Ky fakt është kuptuar nga Malindi dhe i ka hedhur pakot nga makina, ne të cilën po bënte transportimin.

Malindi njihet si person me një të shkuar problematike në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në 2013-ën, ai u arrestua në një aksion në Durrës ku u kapën 500 kg kanabis.

Po ashtu, ai është njëherësh edhe djali i avokatit Ilir Malindi në qytetin bregdetar.

Të fundit