Flash News

KRYESORE

Kush janë 18 kandidatët për drejtues të BKH, do t’i nënshtrohen ‘makinës së të vërtetës’ që erdhi nga SHBA

Kush janë 18 kandidatët për drejtues të BKH, do t’i

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi sot se të gjithë punonjësit e BKH, Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfshirë edhe kandidatët për drejtues të këtij organi, do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, ose ‘makinës së të vërtetës’.

“Jemi këtu për të përuruar njësinë e poligrafit në SHÇBA. Kjo njësi do fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për drejtimin e BKH. Ky është një moment i rëndësishëm edhe në jetën e Shqipërisë, që ka ligjin e ri të SPAK që kërkon që të gjithë punonjësit e BKH ti nënshtrohen ekzaminimit me poligraf, para punësimit”, tha ndër të tjera Kim, gjatë ceremonisë së certifikimit të pesë poligrafëve të parë, që do të jenë në funksion të SPAK dhe BKH.

Por, kush janë kandidatët për drejtues të BKH? Kreu i SPAK, Arben Kraja një ditë më parë bëri të ditur se nga 40 aplikandë, 22 janë skualifikuar dhe 18 prej tyre vijojnë garën.

Ata janë zyrtarë që janë diplomuar për drejtësi, ose kanë arsim të lartë policor.

Lista me 18 emrat

Adriatik Ago

Agim Ismaili

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artan Pjetërnikaj

Artan Shkëmbi

Artur Beu

Atnan Shehu

Blerina Bajollari

Eduart Merkaj

Endrit Hoxha

Ervin Hodaj

Gentian Hilla

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lindita Nushi

Pëllumb Seferi

Ylli Pjetërnikaj

Të fundit