Flash News

KRYESORE

Kush janë 3 kryeprokurorët e rinj të emëruar nga Arta Marku në Elbasan, Kukës dhe Fier që u morën me dosjet e bujshme

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku në kuadër të riorganizimit të, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, ka bërë disa lëvizje të  kryeprokurorëve në rrethe.

  1. Në Prokurorinë e Elbasanit, është shkarkuar Dritan Gina duke e zëvendësuar me Ardian Nezhën.

Nezha njihet si prokurori i shumë dosjeve të bujshme që janë hetuar e gjykuar. Një ndër to, hetimi i “bandës” së tritolit me të pandehur Julian Sinanajn.

  1. Lëvizje janë bërë dhe në Prokurorinë e Fierit.

Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i është ndërprerë komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar. Kryeprokuror i Përkohshëm në Fier është cakruar Fatmir Lushi.

Lushi ka qenë prokuror i çështjes për trukimet në ndeshjen Vllaznia-Kukësi, nga tre futbollistët shkodranë.  

  1. Po ashtu, lëvizje janë bërë dhe në Prokurorinë e Kukësit. Kryeprokurorit Artur Ismailukaj, i është ndërprerë komandimi duke u kthyer si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar.

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurorja Alketa Nushi.

Nushi është emëruar fillimisht prokurore nga presidenti Bamir Topi. Nga prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u emërua  prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat në 2011-n. Tashmë Nushi do të jetë në krye të prokurorisë së Kukësit./Politiko.al/

Të fundit