Flash News

KRYESORE

Kush janë deputetët më të paguar gjatë 2019-ës, por jo më efektivët në parlament  

30 deputetë të Kuvendit janë cilësuar si më të paguarit përgjatë 2019-ës, por sipas raportit periodik monitorues të Institutit të Studimeve Politike (ISP), jo domosdo kanë qenë edhe më efikasët në aktivitetin parlamentar.

Një kalkulim teknik i bërë nga stafi i ISP, sipas tabelës bashkëngjitur, paraqet deputetët më të paguar gjatë vitit 2019. Në krye të listës janë kryesisht deputetët që përfitojnë bonus strehimi dhe trajtimi të veçantë për shkak të largësisë me zonën zgjedhore / zonën e banimit, por edhe një listë paralele deputetësh që marrin pjesë rregullisht në çdo komision e mbledhje, duke përfituar edhe pagesat përkatëse financiare për aktivitete të tilla parlamentare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konkretisht, deputeti me më shumë të ardhura financiare nga funksioni i tij parlamentar është deputeti i Vlorës E.Leka me rreth 29 milionë lekë (vjetra) në 12 muaj. Më tej deputetët E.Bode (Korçë), F.Nasufi (Berat), Xh.Bushaj (Fier), L.Harusha (Shkodër), I.Pendavinji (Korçë), E.Xhina (Elbasan), V.Bello (Vlorë), S.Mesi (Shkodër), etj, figurojnë si deputetët me më shumë të ardhura gjatë vitit 2019 për shkak të aktivitetit si deputetë.

Po, a ka përputhshmëri midis deputetëve me më shumë të ardhura financiare dhe atyre me nivel më të lartë efektiviteti në aktivitetin parlamentar? Dukshëm jo.

Për shembull, deputeti me më shumë të ardhura financiare nga aktiviteti parlamentar, në të dhënat e sesionit shtator-dhjetor 2019 rezulton se nuk ka pasur asnjë diskutim në 13 seancat plenare të Kuvendit. Po ashtu, pjesa më e madhe e 30 deputetëve më të paguar në parlament nuk bëjnë pjesë në 30 deputetët më efektivë në parlament sesionin e kaluar apo këtë sesion parlamentar dhe as në deputetët më të spikatur në nismat parlamentare, në debatet në komisione apo në debatet në seancat plenare. Sic shihet nga tabela, ka deputetë të mirëpaguar që zakonisht kanë bërë “headline” në publik dhe media jo për politikë por për skandale dhe probleme me ligjin, siç ka deputetë që aktivitetin parlamentar e kanë angazhim të vetëm ndaj edhe angazhohen plotësisht në pjesëmarrjet e rregullta në të gjitha mbledhjet ku janë zgjedhur ose deleguar nga kryesia e Grupit dhe nga Kuvendi.

Raporti i ISP mbulon aktivitetin e Kuvendit për periudhën shtator – dhjetor 2019.

Të fundit