Flash News

KRYESORE

Kush janë kandidatët që aplikuan deri tani për kreun e BKH-së, mesazhi nga drejtuesi i SPAK

Kush janë kandidatët që aplikuan deri tani për kreun e

Ndërsa priten edhe gjashtë ditë për t’u mbyllur aplikimet zyrtare, kreu i SPAK, Arben Kraja ka bërë të ditur se cilët janë kandidatët e deritanishëm për drejtuesin e BKH-së, Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai ka bërë të ditur se kandidatët e deri tanishëm janë:

  1. Ibrahim Disha
  2. Artan Shkëmbi
  3. Gjovalin Ulndreaj
  4. Adriatik Ago
  5. Sabri Hoxha

Po ashtu, Kraja apelon të tjerë persona që aspirojnë për të marrë drejtimin e BKH-së dhe siguron se procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.

“Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020.

Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë”, shprehet kreu i SPAK.

Të fundit