Flash News

KRYESORE

Kush janë ministrat që u kritikuan në mbledhjen e Qeverisë? Spiropali: Nuk përbëjnë interes emrat

Kush janë ministrat që u kritikuan në mbledhjen e Qeverisë?

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, u pyet në studion e emisionit “Open” se kush janë ministrat të cilat u kritikuan në mbledhjen e Qeverisë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Spiropali e pranoi se ministrat kanë marrë kritika, por nuk përmendi emra, duke e konsideruar si pa interes për publikun. Sipas deputetes, “Rama është opozitari më i madh aty brenda”.

Ndërsa e pyetur më tej nëse duhet të ketë ndryshime në Qeveri, ajo u shpreh se nuk i interesojnë fare emrat që janë aty, por politikat.

Më tej Spiropali shtoi se protesta e studentëve ishte një moment reflektimi për qeverinë.

Të fundit