Flash News

KRYESORE

Kush janë studentët që kanë shkuar, Top Channel konfirmon përballjen me Ramën

Top Channel ka njoftuar se mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Top Show’, do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama përballë studentëve.

Top Channel foton studentët të cilët duan të diskutojnë me kryeministrin që të jenë pjesë e studios.

“Ftesa e hapur për gjithë studentët që duan t’i thonë në sy shefit të qeverisë, të vërtetat e tyre.

Çfarë do të bëjnë studentët? Si do të jetë qëndrimi i kryeministrit? A do të ketë dialog ? Po përshkallëzim të kërkesave të studentëve?”, thuhet në lajmin e publikuar nga Top Channel.

Lajmi për një debat mes Ramës dhe studentëve në emisionin ‘Top Show’ u bë i ditur paraditen e sotme por studentët e pranishëm në protestë e refuzuan takimin duke theksuar se ata të cilët do të shkojë përballë kreut të qeverisë nuk i përfaqësojnë ata.

Të fundit