Flash News

KRYESORE

Kush janë tre deputetët jashtë PS-së që votuan kundër arrestimit të Tahirit

Kush janë tre deputetët jashtë PS-së që votuan

Shumica parlamentare ka rrëzuar me 75 vota kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e deputetit Saimir Tahirit. Pas paraqitjes së dy raporteve nga mazhoranca dhe opozita (PD-LSI), ato janë hedhur në votim.

Me 75 vota shumica në pushtet i tha JO kërkesës së autorizimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin. Me miratimin e raportit të maxhorancë  prokuroria mund të ushtrojë kontroll banese si dhe të vijojë hetimet. Opozita në sallë, PD-LSI ngriti 60 kartona jeshil në favor të kërkesës së prokurorisë. Ndërsa në momentin e votimit munguan vetë deputeti Saimir Tahiri, deputeti Tom Doshi, Vangjel Tavo dhe Agron Çela nga LSI si dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se tre deputetë të PDIU bashkuan votat me socialistët, duke votuar kundër kërkesës së prokurorisë. Nga 75 vota kundër autorizimit, 72 mandate ishin të PS dhe tre të PDIU. Deputetët Reme Lala, Bujar Muça dhe Aqif Rakipi iu bashkuan mazhorancës, duke votuar kundër heqjes së imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. Të tre deputetët  e PDIU-së janë rreshtuar pro mazhorancës që pas shpalljes së tyre deputetë dhe janë deklaruar pro PS. Rasti i fundit sot në Parlament e konfirmoi edhe një herë qëndrimin e tyre si aleatë me PS.

 

Të fundit