Flash News

KRYESORE

Kush do jetë kryetari i ri i PD-së? E vendosën 60 mijë demokratë, ose 57.5% e anëtarëve

Kush do jetë kryetari i ri i PD-së? E vendosën 60 mijë

Sot demokratët votuan për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Votimi ka perfunduar ne oren 19:20 ne pjesen me te madhe te qendrave te votimit ne te 12 qarqet. Pas mbylljes së qendrave të votimit në 68 degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, të gjitha kutitë e votimit do t’i drejtohen Tiranës dhe numërimi, nuk do të fillojë pa ardhur të gjitha kutitë në Tiranë, në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Në selinë blu kanë mburritur edhe kutitë e para, ato të njësisë numër 10 dhe njësisë numër 13. Janë nisur për të ardhur drejt Tiranës edhe kutitët nga degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Komisioni i operacioneve elektorale njofton per pjesmerrjen ne votime e cila ka qene e larte:

Komisioni i operacioneve elektorale bën publike të dhënat përfundimtare të pjesmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit:

Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

 

Të fundit