Flash News

KRYESORE

Kush kandidate e mërziti Imamin? Në Shkodër vetëm një 26 vjeçare që nuk ka “pjellë” asnjëherë

Arben Imami u pa të shpërthente keq në emisionin “Opinion” teksa komentonte përjashtimin e Jozefina Topallit nga lista e PD. Imami u shpreh se Topalli ishte zëvendësuar nga “gra që kanë pjellë 3-4 fëmijë” dhe sipas tij kjo nuk konsiderohej lëvizje e duhur politike.

Por nëse sheh listën e PD në Shkodër vëren se nga 11 deputetë që ka qarku, Basha ka zgjedhur të përfshijë vetëm dy vajza (veprim që cënon barazinë gjinore). Sa i përket pozicioneve fituese, e vetmja vajzë e përzgjedhur është Izmira Ulqinaku, e cila renditet e dyta. Ulqinaku është një vajzë vetëm 26 vjeç dhe ende nuk është bërë nënë. Për shkak të moshës së re, ajo nuk mund të jetë kurrsesi objektiv i një sulmi të tillë, që nga ana e Imamit ishte tërësisht i pamenduar dhe aspak i pranueshëm.

Por edhe nëse sheh listat në qarqet e tjera është e vështirë të gjesh gra që janë nëna të disa fëmijëve dhe nuk kanë asnjë kontribut në politikë. Madje, kritika e Imamit do të ishte me vend nëse fliste për numrin e vogël të grave që janë përfshirë në listën e PD dhe jo të kundërshtonte pjesëmarrjen e tyre.

“Shtëpiake që pjellin fëmijë”/ Flutura Açka kundër Arben Imamit: Deklaratë barbarësh, ku janë hipokritet që mbrojtën Vlahutin?

Deklarata e Imamit kalon kufijtë e Shqipërisë, Kim Mehmeti: Më kujtoi ofendimet e dhimbshme antishqiptare

Të fundit